Skuadra e futbollit Terek është nga Grozni i Çeçenisë, që garon në elitën e futbollit rus, është gati për pjesën e dytë të kampionatit. Në ekipin nga Çeçenia luajnë tre shqiptarë Bernard Berisha, Bekim Balaj dhe Odise Roshi. Futbollistët janë të gatshëm për takimin e parë që do të zhvillohet me 5 mars, kundër UFA-s, sfidë e javës së 18-të të Kampionatit të Rusisë. Terek aktualisht është në vend të katër me 28 pikë të mbledhura.