Shkup, 19 shkurt – Seanca gjyqësore për të akuzuarin Gjoko Popovski, ish-ndihmës-ministër në MPB për rastin “Treqind” të PSP-së, i cili ka të bëjë me furnizim të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot vazhdoi me fjalime hyrëse të prokurorëve të PSP-së.
Prokurorët theksuan se Popovski me furnizimin e ka dëmtuar buxhetin e shtetit në shumë prej 453.570 euro. Prokuroria Speciale Publike pohon se Popovski tenderin për blerje, servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve ua ka dhënë firmave të cilat nuk kanë pasur ofertën më të lirë.
Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 20 mars, kur do të dëgjohen katër dëshmitarë.