Trepça ’89, trajner i së cilës është Zekirja Ramadani, ka mposhtur Rabotniçkin me rezultatin 2:1, në miqësoren e zhvilluar sot në Antalia. Të dy golat për mitrovicasit i shënoi Florent Hasani, shkruan faqja e 89-shit në Facebook. Kujtojmë që dje, Rabotniçki mundi 2:0 Terek Groznyn e Bernard Berishës, Bekim Balajt e Odise Roshit.