Trento, qyteti me burrat më jetëgjatë në Europë

62

Burrat me jetëgjatësinë mesatare më të madhe në Europë jetojnë në qytetin italian të Trentos, sipas Eurostat. Jetëgjatësia mesatare e meshkujve në këtë qytet është 82,7 vjeç. Në vijim vjen rajoni i Madridit, në Spanjë (82,5 vjeç), më pas provinca autonome e Bolzanos (82,3 vjeç), Umbria (82,2 vjeç) dhe Marche (82,2 vjeç). Sa i përket jetëgjatësisë së grave, statistikat e Eurostat tregojnë se zonjat më jetëgjata jetojnë në zonat e Spanjës dhe Francës. Në vendin e parë është rajoni i Madridit (88,1 vjeç), i ndjekur nga komuniteti i Navarras në Francë (87,3 vjeç), më pas Korsika (87,2 vjeç) dhe Castilla y Leon në Spanjë (87,1 vjeç).

Comments are closed.