Shkup, 17 shtator – Ky është moment historik për Maqedoninë që shikon drejt ardhmërisë. Bazohet në Marrëveshjen e Prespës, të nënshkruar me Greqinë dhe duhet të zgjidhet vetëm çështja e fundit. Gjendemi para fazës së referendumit kyç, me të cilin do të zgjidhet gjëja më e rëndësishme për Maqedoninë, e ajo është ardhmëria në bashkësinë euroatlantike, ndaj së cilës populli në Maqedoni shikon me qëndrim pozitiv, porositi ministrja italiane e Mbrojtjes Elizabeta Trenta, pas takimit të sotëm me kolegen e saj, Radmilla Shekerinska në Shkup.
Ajo theksoi se kjo është vizita e saj e parë në Maqedoni dhe në Ballkan, me të cilin Italia tradicionalisht ka marrëdhënie të mira, dhe shtoi se ka dashur ta fillojë pikërisht nga Maqedonia, pasi vendi gjendet në një moment të posaçëm, shumë serioz.
“Shoh me të vërtetë mundësi të mëdha në të ardhmen për Maqedoninë dhe për qyteatrët e saj, të cilëve ju dëshiroj gjithë të mirat. Italia çdoherë është e bindur se ardhmëria e juaj është e përbashkët në bashkësinë euroatlantike, e kjo do të thotë inkuadrim drejt vlerave të përbashkëta, parimeve të demokracisë, të drejtës, sundimin e së drejtës dhe raportit solidarizues ndaj të gjitha sfidave të përbashkëta. Përparimin që e keni bërë është i gjatë dhe padyshimtë, para së gjithash në sferën e reformave të brendshme dhe marrëdhënieve me fqinjët. Italia shpreson se do të mund ngadalë Maqedonia të përparojë drejt qëllimit final për pjesëmarrje të plotë në institucionet euroatlantike”, tha Trenta.
Ajo theksoi se Italia është e interesuar për përforcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve dhe shtoi se për këtë ka bazë solide.
“Forcat e armatosura të Maqedonisë çdoherë do të mund të llogarisin te forcat e armatosura të Italisë, si partner i cili çdoherë dëshiron të jetë afër juve në procesin e transformimit dhe modernizimit. Do të donim të zhvilojmë bashkëpunim më të ngushtë në planin operativ, në planin e stërvitjeve dhe trajnimeve, si dhe bashkëpunim në zonat e krizës”, tha Trenta dhe ka shprehur kënaqësi nga pjesëmarrja e Maqedonisë në misionin UNIFILD në Liban, ku Italia paradokohe e ka ndërmarrë kontrollin.
Ministrja Shekerinska u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme, të sinqertë dhe shumë të qartë, të cilën Italia ia jep Maqedonisë, e posaçërisht, siç tha, në momente të tilla kur vendoset ardhmëria e jonë, por edhe ardhmëria e Ballkanit.
Maqedonia në Samitin e NATO-s në Bruksel ndjen se çka do të thotë që vendet më të fuqishme në botë, edhe me vepër edhe në fjalë të tregojnë se me të vërtetë i çmojnë të gjitha përpjekjet tona dhe tërë përkushtimin që këtë vend ta çlirojmë nga izolimi, druajtjet, paperspektivën dhe të vendosim standarde të reja për atë se çka do të thotë fqinjësi e mirë, bashkëpunim, sundimin e së drejtës, reformave, suksesit të përbashkët dhe përparimit të tërë rajonit. Tani jemi më afër se kurrë Aleancës. Tani kemi arritur në përpjekjet të cilat në vitin 2008 nuk kanë sjellur rezultate. Tani duhet të vendosin qytetarët e Maqedonisë, të cilët do ta konfirmojnë përcaktimin e tyre të padyshimtë për këtë aleancë të fuqishme”, tha Shekerinska.
Ajo potencoi se Maqedonia dhe Italia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe shtoi se në fund të vitit vendi do ta rrisë pjesëmarrjen në misionin UNIFILD me dy oficerë të shtabit në kuadër të kontigjentit italian.
“Italia me sigurimin e këtyre dy pozitave për ARM-në tregoi se është e bindur në kapacitetet dhe aftësitë e pjesëtarëve të ARM-së dhe se kur flasim për bashkëpunimin tonë, partneritet interoperabilitet me vendet anëtare të NATO-s, ato nuk janë vetëm fjalë dhe floskula, por janë realitet dhe janë vepër. Rrugën drejt shtetit prosperues duhet ta konfirmojmë më 30 shtator. Jam e bindur se qytetarët në këtë datë kyçe për të ardhmen e vendit do të vendosin të jemi shtet i sigurtë dhe me prosperitet, të integruar në sot dy aleancat më të fuqishme”, tha Shekerinska.