Poznanj, 5 korrik – Ministrja italiane e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta, pjesëmarrëse në Samitin e Poznan, qëllimi i të cilit është të favorizojë stabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë në integrimin e këtyre vendeve drejt integrimit evropian, është shprehur gjatë fjalës së saj vuri theksin mbi problemin real, që sipas saj është korrupsioni në shtetet e Ballkanit.
“Korrupsioni është i dëmshëm për zhvillimin industrial, ngadalëson rritjen ekonomike, ndryshon konkurrencën midis kompanive dhe dekurajon investimet dhe inovacionin duke ulur efiçencën dhe produktivitetin në të njëjtën kohë duke shkaktuar humbjen e parave publike, duke devijuar burimet ekonomike nga alokimi i tyre korrekt “, u shpreh Trenta.
Më tej, ministrja italiane shtoi se, “efektet e korrupsionit penalizojnë kryesisht njerëzit më të varfër, një menaxhim më i kujdesshëm dhe i barabartë i burimeve do të favorizonte klasat më të dobëta dhe të gjithë sistemin në tërësi”.
Procesi i Berlinit është një nismë e nisur nga Gjermania në vitin 2014 me qëllim mbështetjen dhe lehtësimin e perspektivës për integrimin evropian të vendeve të rajonit. Në samitin e sotëm mori pjesë edhe kryeministri ynë Edi Rama, i cili u injorua në disa raste nga kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila e përjashtoi edhe nga konferenca e përbashkët. Për më tepër, në një kohë kur vendet fiqnje përfituan disa projekte me vlerë disa dhjetëra milionë euro, Shqipëria doli me duart bosh.