Shkup, 18 shtator – Tridhjetë e një vjeçari nga Shkupi ka vdekur pasi është goditur nga treni në hekurudhën para mbikalimit në bulevardin “Serbia” në Shkup, kanë konfirmuar për MIA nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Në SPB të Shkupit mbrëmë në ora 2 është lajmëruar se në hekurudhën para mbikalimit, pra në bulevardin “Serbia”, treni në relacion Manastir- Shkup ka goditur këmbësorin N.M (31) nga Shkupi i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët.
Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB të Shkupit. Është njoftuar edhe prokurori publik me urdhër të të cilit trupi i viktimës është dhënë në obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. (koha.mk)