Treni për Shqipëri, ëndërr apo realitet?

29

Pas reagimit të UNESKO për linjën e hekurudhës që duhej të kalojë përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, tani parashikohet të ndërtohet tunel në malin Jabllanica për të zbritur nga Struga në Përrenjas në vend të linjës Strugë-lin, ndërkohë që Ministria e Financave do t’u dorëzojë kërkesë deri tek institucionet ndërkombëtare financiare dhe kreditorët për sigurimin e të hollave në vlerë prej 426 milion euro për financimin e fazës së parë të projektit Kërçovë -Strugë

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 25 shtator – Projekti i vjetër i lidhjes me hekurudhë ndërmjet Shkupit dhe Tiranës pritet të fitojë një shtytje të re. Tre vite pas përfundimit të projektit final që u realizuar me ndihmën e BE-së apo përmjet fondeve IPA për hekurudhën nga Kërçova në Strugë, nga qeveria kanë paralajmëruar së do të kërkojnë financim të jashtëm për kë të projekt me kosto të lartë ndërtimi .

NË KËRKIM TË PARAVE

Ndryshimi është se lidhja me hekurudhë e Maqedonisë me Shqipërinë do të jetë përmes Strugës dhe Përrenjasit, në vend në Linit të Pogradecit. Në fund të muajit nëntor të vitit 2017, u prezantua projekti për linjën hekurudhore Kërçovë-Lin. Për këtë projekt BE-ja kishte siguruar 7,7 milionë euro për përpunimin e dokumentacionit të hollësishëm projektues dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore në gjatësi prej 63 kilometrave. Projektin e kreu konsorciumi i kryesuar nga kompania spanjolle “Tipsa”, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Ndërmarrjen e Hekurudhës “Infrastruktura”. Mirë po pas reagimit të UNESKO për linjën e hekurudhës që duhej të kalojë përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, tani parashikohet të ndërtohet tunel në malin Jabllanica për të zbritur nga Struga në Përrenjas në vend të linjës Strugë-Lin. Ndryshimi i trasesë së hekurudhës ndodhi pas pranimit të vërejtjeve nga Organizata e OKB-së për edukim, shkencë dhe kulturë , e cila në raportet e saja ka kundërshtuar ndërtimin e hekurudhës nga Struga deri në Lin në favor të mbrojtjes së Liqenit të Ohrit dhe vendosjes eventuale të liqenit të Ohrit edhe në listë n e trashëgimisë së rrezikuar botërore.

Andaj edhe në fillim të vitit , qeveria me propozim të UNESKO e porositi përgatitjen e analizës që do të rioerientojë linjën e re hekurudhore. Nga ana tjetër, tre ditë më parë, ekzekutivi ka angazhuar Ministrinë e Financave që të dorëzojë kërkesë deri tek institucionet ndërkombëtare financiare dhe kreditorët për sigurimin e të hollave në vlerë prej 426 milion euro për financimin e fazës së parë të projektit Kërçovë -Strugë , si dhe për grant për ndihmën teknike për kë të projekt. “Dokumenti projektues është gati, ndërkaq ndërtimi do të fillojë pas sigurimit të mjeteve financiare. Një herë sh do të nevojitet edhe rindërtimi i hekurudhës prej Shkupit deri në Kërçovë si dhe nevojitet rindërtimi edhe i infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri”, thekson ministri i transportit, Bllagoja Boçvarski.

PARAHISTORIA E NJË PROJEKTI

Në vjeshtën e vitit 2017 u përgatit i tërë dokumenti projektues për ndërtimin e hekurudhë s së gjatë 63 kilometra nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë. Projekti parashikonte ndërtimin e hekurudhës së elektrifikuar me një binar nga Kërçova përmes Përshtani, Slivovë, Preseka, Izdeglavlje, Mesheishtë, Strugë, deri në kufirin me Shqipërinë. Një herësh do të ketë edhe lidhje hekurudhore tek fshati Mesheishtë me qytetin e Ohrit dhe aeroportin e Ohrit.

Në vitet e kaluara nga UNESKO kanë kundërshtuar, jo vetëm projektet e infrastrukturës hekurudhore në drejtim të Shqipërisë por edhe rrugën Trebenishtë – Ohër, që kontribuoi që Ohri të regjistrohet në listë n e trashëgimisë së kërcënuar botërore. Në ndërkohë vlerësohet se për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë -Përrenjas do të nevojiten së paku 500 milion euro. Kjo pjesë e pa ndërtuar e hekurudhës është pjesë e korridorit tetë që lidh detin e zi, Bullgarinë, Maqedoninë , Shqipërinë dhe Italinë. Në pjesën lindore të korridorit tetë për momentin janë ndërprerë punimet për shkak të problemeve me realizuesin e punimeve dhe vonesës së punimeve.

Ndërtimi i hekurudhë s nga Kumanova deri në kufirin me Bullgarinë u përshkua në dekadat e fundit me më shumë tenderë, hua të reja, studime fizibiliti dhe vonesa. Edhe pse po premtohej se ajo do të përfundojë në vitin 2022, si duket së rish ndonjë vit po shtyhet përfundimi i lidhjes hekurudhore me Bullgarinë. Kostoja e këtij projekti të rëndësishëm hekurudhor është 40 milion euro për aksin Kumanovë-Beljakovc në gjatësi prej 30.8 kilometra. Për aksin Beljakovc-Kriva Pallankë në gjatësi prej 33.9 kilometra, kostoja është 140 milion euro dhe për pjesë n e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufi apo deri në Deve Bair, e gjatë 23.4 kilometra kostoja është 405 milion euro. Nga korridori tetë, si pjesë e hekurudhës, në funksion është vetëm pjesa j Kumanovë -Shkup-Kërçovë në gjatësi prej 154 kilometrash. Në ndërtim e sipër është pjesa prej Kumanove deri në kufi me Bullgarinë prej afro 86 km, ndërsa në vitin e ardhshëm në rast se fitohen borxhe të jashtme mund të nisë ndërtimi i hekurudhës nga Kërçova deri në kufi me Shqipërinë në gjatësi prej 70 kilometrash.

EDHE QEVERITË E KALUARA PARASHIKONIN HEKURUDHA

Qeveria do të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës hekurudhore përmes investimeve të mëtejshme në ndërtimin e hekurudhës Kumanovë -Beljakovc-Kriva Pallankë -Deve Bair, dhe përgatitjes së dokumentacionit të sërishëm teknik për aksin Kërçovë-Ohër-Strugë deri në Lin (Shqipëri), si dhe përgatitjen dokumentacionit pë rikonstruimin, dhe rehabilitimin e hekurudhës Shkup-Kërçovë. Ndërkohë do të përgatitet dokumentacioni teknik për elektrifikimin e hekurudhës Shkup-Shkup Veri-Gjorçe Petrov-Vollkovë-Bllacë, vendkalimit të përbashkë t kufitar me Republikë n e Kosovë s dhe për hekurudhën e re Miladinovci- aeroporti i Shkupit. Do të përgatitet edhe projekti pilot për hekurudhë n e Shkupit, Zelenikovë – Draçevë, Lisiçe-Pintia-11 Tetori-Shkup, që pritet të lehtë sojë tollovitë në trafikun urban në Shkup.

NA ISHTE DIKUR TRENI “KIRO”

Traseja Shkup-Ohër e hekurudhës ishte në funksion nga viti 1919 deri më vitin 1966 me një gjatësi të përgjithshme prej 166 kilometrash. Nga Kërcova deri në Strugë dhe Ohër, treni i ashtuquajtur “Kiro” ka kaluar edhe nëpër stacionet Izvor, Mallkovec, Klenovec, Presekë, Arbinovë, Novo Sello, Mesheishtë dhe Podmolj. Distancën prej Shkupi deri në Ohër, treni në kushtet e atëhershme teknike dhe teknologjike i ka përshkuar për 22 orë. Ka funksionuar edhe hekurudha Podmolje-Ohër, si dhe Podmolje-Tashmarunishtë në largësi prej 30 kilometrash të qytetit të Dibrës. (koha.mk)

Comments are closed.