Veles, 29 janar – Një tren mallrash është përplasur me gurë që kanë rrëshqitur nga një shkëmb në hekurudhë dhe ka dalë nga binarët, pasdite në orën 17.10, pas stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Veles-Shkup, përcjellë gazeta KOHA.
Siç sqaroi zëdhënësi i SPB-së Veles Veroljub Dodevski, lokomotiva e trenit të mallrave ka dalë nga shinat dhe gjatë kësaj janë dëmtuar dy shtylla dhe sinjalizimi elektrik, ndërsa në aksident, makinisti, për fat të mirë nuk është lënduar.
Qarkullimi hekurudhor është në ndërprerje, sepse të punësuarit nga Hekurudha e Maqedonisë i kanë hequr gurët nga hekurudha, informon Dodevski.
Ai sqaroi se hetim në vendin e ngjarjes po bën ekipi i SPB-së Veles dhe NP Hekurudhat e Maqedonisë.
Nga Hekurudhat e Maqedonisë paralajmërojnë se të gjithë udhëtarët që nga Shkupi sonte planifikojnë që të udhëtojnë deri në Veles, Koçanë, Manastir dhe Gjevgjeli do të transportohen me autobusë që ata i kanë siguruar në zëvendësim të trenit. (koha.mk)