Sot rreth orës 5:42 një person i moshës 50 vjeçare është goditur nga treni, gjë që i ka marrë edhe jetën. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 5:42 një person është mbytur nga treni në Pejë. Njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk kemi informata shtesë. Sapo të kemi marrë më shumë informata do t’ju mbajmë të informuar lidhur me këtë ngjarje”.