Hyperloop është duke u konsideruar “Treni i së ardhmes”. Me disa projekte aktive në Dubai, Kanada dhe Rusi ky prodhim i teknologjisë më të lartë është duke ardhur në Francë nga Hyperloop Transportaion Technologies (HTT). Së fundmi HTT ka bërë marrëveshje të re me Sllovakinë dhe Republikën e Çekisë, për të ndërtuar sistemin e trenit Hyperloop që do të lidhte Bratislavën me Bërno. Ky llogaritet si hapi i parë që do ta lidhë Evropën me sistemin Hyperloop. Baza qendrore e kësaj kompanie do të jetë në qytetin e Toulouse – me tre mijë metra katror, e që konsiderohet si zemra e industrisë së hapësirës ajrore evropiane. Ky tren thuhet se do të ketë një shpejtësi prej një mijë e 200 kilometra në orë.