Dy policë në detyrë në Chicago të SHBA-ve kanë humbur jetën pasi u përplasen nga një tren i cili po lëvizte me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë, raporton Anadolu Agency.
Komisari i policisë Eddie Johnson tha se polici 37 vjeçar Eduardo Marmolejo dhe kolegu i tij 31 vjeçar Conard Gary në binarë gjetën gjurmë potenciale të pjesëmarrësve të një të shtëne të mëparshme.
Ai tha se treni lokal i pasagjerëve para përplasjes fatale po lëvizte me një shpejtësi prej 100-110 kilometra në orë dhe se ishte nisur një hetim rreth aksidentit.
Më pas policia tha se pjesëmarrësit e të shtënave të mëparshme u arrestuan dhe u çarmatosën.
Policia amerikane përdor sistemin ShotSpotter për të raportuar dhe për gjetjen e të shtënave. Pikërisht ky sistem është përdorur nga dy oficerët e policisë.