Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska-Treneska sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor i vizitoi shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” dhe shkollën e mesme profesionale “Pero Nakov” në Kumanovë. Deskoska-Treneska deri te fillestarët dha porosi se i pret një periudhë e bukur nëntëvjeçare të cilën do ta kalojnë duke mësuar, duke u shoqëruar, ndërsa mësimdhënësve iu porositi t’i udhëzojnë në rrugën e duhur.
“MASH-i, qëndron në dispozicion me kapacitete dhe mundësi të disponueshme për t’ju ndihmuar që të investojnë për arsim cilësor të nxënësve sepse ata janë ardhmëria e shtetit”, tha ministrja. Ajo shtoi se Ministria do të ketë qasje të barabartë ndaj të gjithëve, pa marrë parasysh nëse janë të udhëhequr nga pushteti ose opozita. Në deklaratën për mediat theksoi, se trendi i rënies së numrit të nxënësve dhe fëmijëve në Maqedoni është shqetësues.
“Për fat të keq vërehet rënie e numrit të fëmijëve të cilët regjistrohen edhe në arsimin e mesëm edhe krahas asaj që arsimi i mesëm është i obliguar, që tregon në trendin i cili ka ekzistuar në zhvendosjen e të rinjve nga Republika e Maqedonisë, familjet me fëmijë në procesin arsimor. Shpresojmë se procesi i zhvendosjes së të rinjve do të ndalojë. MASH-i do të ndërmarrë reforma të cilat do të thonë kthim të cilësisë së arsimit dhe bërjes së sistemit arsimor në Maqedoni, atraktiv për nxënësit si do të qëndronin këtu dhe do ta vazhdonin arsimin e tyre”, deklaroi ministra.