Moda nuk ekziston vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët. Ata meritojnë gjithmonë një dhuratë pasi të ofrojnë disa përfitime. Ata na largojnë depresionin dhe i kthejnë ditët e errëta në pozitive. Mbi të gjitha, na sigurojnë shumë ushqim.
Një ide e përsosur për ti dhënë më shumë ngjyra kafshës erdhi nga një grup dizajnerësh. Ata kishin qëllim që të mbronin zogjtë nga i ftohti në një mënyrë argëtuese. Rrobat e para të plota u shpikën dhe rezultati është fantastik. Pëlhura prej leshi ose thurja me grep u punua me dorë dhe secili model përshtatej më së miri me trupin e kafshës.
Më e rëndësishmja është se janë elastike, pra nuk i pengon në lëvizje dhe i mban ngrohtë. Disa veshje vijnë të kombinuara me aksesorë për ti dhënë një sy tjetër. Këto nuk u krijuan vetëm për pulat, por edhe për gjelat. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen, të krijohen veshje për kafshë të tjera.