Kandidati për kryetar të komunës së Ohrit Mihaill Trendafillov – Nançe në deklaratën e sotme për opinionin e parashtroi problemin me këndet e vjetra sportive dhe këndet e prishura të lojërave si dhe parqet e pasistemuara nëpër qytet, veçanërisht ato në periferi.
“Flasim për projekte të mëdha, ndërsa shikoni rreth nesh. Njerëzve nuk u mundësohen as nevojat më themeltare. Kjo situatë vazhdon me vite. Janë lënë në harresë edhe të rinjtë edhe të vjetrit. Vallë a duhet që vetëm përgjatë Skelës të ketë kënde lojërash të rregulluara. Harrojnë se nuk ka gjëra të mëdha ka vetëm gjëra të vogla të bëra me dashuri”!, deklaroi Trendafillov.
Shtoi se nevojiten vepra e jo fjalë. (koha.mk)