“Trëndafili i artë” për regjinë më të mirë në filmin “Mejking Of”

Shkup, 11 shtator – Çmimin special për regjinë më të mirë “Trëndafili i artë” e fitoi filmi nga Maqedonia “Mejking Of” i regjisorit Kuzman Kuzmanovski në edicionin e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Tregimi sllav” që u mbajt në Sofje.

Filmi ishte shfaqur më 8 shtator në suaza të festivalit i cili ka zgjatur nga data 7 deri në datën 10 të këtij muaji.

Bëhet fjalë për tregim intrigant për një vajzë e cila ka pasur një fat të keq dhe tre të rinj  të cilët vendosin së bashku të udhëtojnë  – për të xhiruar film.

Për momentin, filmi është në repertor të kinemasë “Sinepleks” në Shkup.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com