Trëndafili i shkretëtirës (i njohur si trëndafil rëre) është emri për krijesën natyrore e cila krijohet me përzierjen e mineraleve kristalore dhe gjipsit dhe baritit me rërën e shkretëtirës. Gjatë rritjes së tyre, kokrrat e rërës mbeten të robëruara në gjips, duke u dhënë trëndafilave ngjyrën e tokës shkretinore e cila mund të jetë gjithmonë e ndryshme, varësisht në cilën shkretëtirë është formuar. Më së shpeshti shihen në skaje të Saharasë, si edhe në sipërfaqe të mëdha të njelmëta në Tunizinë Jugore. Nganjëherë rriten veç e veç, nganjëherë në buqete të bardha të mrekullueshme të cilat shpesh shihen në shkretëtirat e Meksikës. Këta trëndafila janë atraksione popullore dhe unike turistike, ndërkaq në shtetet siç është Tunizia mund të blihen me çmim prej një deri në disa euro. Kërkimi i trëndafilave të shkretëtirave është pasion i zakonshëm i natyralistëve dhe gjeologëve, të cilët jetojnë në provincat lindore të Arabisë Saudite. Ata nganjëherë i kalojnë disa ditë duke gërmuar rërën e nxehtë të shkretëtirës për të kërkuar trëndafil të mrekullueshëm për koleksionin e tyre.
Trëndafilat më të bukur të shkretëtirës (FOTO)
Leave a comment