Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Asociacionin për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA në pjesën e zbatimit të aktiviteteve të cilat janë nga interesi i ndërsjellë në avancimin e punësimit të romeve si grupe të margjinalizuara të qytetareve.
Qëllimi i memorandumit është të vendoset bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së punës dhe Politikës Sociale dhe HERA me të cilën do të avancohet Plani operativ kombëtar për punësim me nevojat dhe kapacitetet e grupit të synuar.
Trençevska, siç njoftoi Ministria, ka theksuar se përforcimi i kapaciteteve të shërbimeve profesionale dhe punonjësve administrativ janë gjithashtu të përfshirë në programet e punësimit për punë me romë.