Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, deklaroi e për momentin nuk kemi rritje drastike të denoncimeve për dhunë në familje. jo tha se lloji më i zakonshëm është ajo psikologjike dhe më pas fizike. Trençevska tha e në vendin tonë kemi edhe gra të cilat janë me arsim të lartë dhe janë të pavarura ekonomikisht, edhe në ato raste forma më e shpeshtë e dhunës është psikologjike.
Ajo sot para fillimit të Konsultimit rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave, informoi se denoncimi i dhunës në familje por edhe cilësdo formë tjetër të dhunës gjinore, mund të bëhet në Qendrën për Punë Sociale ose në Stacionin më të afërt policor.
“Shifrat nga qendrat e punës sociale tregojnë se nuk kemi rritje drastike të raportimeve për dhunë në familje apo dhunë ndaj grave. Mirëpo, shifrat nga vendimi në gjykata tregojnë se në numrin më të madh të rasteve ose palët tërhiqen nga procesi gjyqësor, ose kemi vendime gjyqësore që janë ose lirues, sepse nuk ka prova të mjaftueshme në vetë procedurë, ose janë aktgjykime që nuk përputhen me dispozitat ligjore, sa i përket dënimeve të shqiptuara”, shtoi Trençevska.
Këtë vit, siç tha Trençevska, numrat lëvizin prej 900 deri në 1.000 raste të denoncuara të dhunës në familje përmes Qendrave për Punë Sociale.
Ndryshe, gjithsej në vendin tonë ka pasur 1.129 viktima të dhunës në familje, prej të cilave 792 janë gra, 177 burra ndërsa në mesin e fëmijëve janë 160 viktima. Nga autorët e dhunës, 941 janë burra ndërsa 95 prej tyre janë gra.