Trembëdhjetë persona e kanë humbur jetën gjatë rrënimit të digës në rajonin Krasnojarsk, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë ruse për Gjendje të Jashtëzakonshme.
Diga në rezervuarin teknologjik për nxjerrjen e arit u rrënua dje në afërsi të lagjes Shetinkino në rajonin Krasnojarsk në Siberi.
Janë përmbysur dy shtëpi të montuara.
Ministria ruse e Gjendjeve të Jashtëzakonshme dërgoi ekipe të shpëtimit në vendin e ngjarjes.
Hetimi për incidentin është në vijim