Një këmbësor e humbi jetën në një nga gjithsejt 13 fatkeqësi në rrugë gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy raste, lëndime më të rënda trupore morën një këmbësor dhe një çiklist, ndërsa në pesë fatkeqësi më lehtë u lënduan pesë persona. Në pesë fatkeqësi rrugore u shkaktua dëm material.
Nga MPB informojnë se fundjavën e shkuar policia rrugore zbuloi dhe sanksionoi një numër të madh kundërvajtjesh. pesëdhjetë e shtatë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një vozitës ka kaluar në dritë të kuqe të sdemaforit në udhëkryq. Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë. Janë hasur 55 automjete të aprkuara në mënyrë të parregullt.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 15 automjete të paregjistruara.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 70 automjete.
Sektori për preventivë sot do të realizojë masë të posaçme edukative – mësim trafiku, ku do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e ngasësve të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave.