Shkup, 14 mars – Shtatë persona u lënduan lehtë në gjashtë prej gjithsej 13 fatkeqësive të komunikacionit që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në gjashtë janë shkaktuar dëme materiale.
Nga MPB informojnë se mbrëmë policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Tridhjetë e dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tetë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në të kuqe dhe pesë shoferë për tejkalim të parregullt. Është sanksionuar edhe një këmbësor, i cili ka kaluar udhëkryq në dritë të kuqe.
Nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer, i cili e drejtonte veturën nën ndikim të alkoolit, 10 shoferë para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe një shofer fillestar, si dhe një veturë teknikisht e dëmtuar dhe gjashtë vetura të paregjistruara. Janë gjetur edhe 111 vetura të parkuara në mënyrë joligjore.
Me ndihmën e karrotrecit, janë larguar 68 vetura.
Reparti për parandalim pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit edukativ në komunikacion “Kultura e komunikacionit e fëmijëve në institucionet parashkollore” do të realizojë punëtori edukative me fëmijët në kopshtin e fëmijëve “Kull Kids”, i cili gjendet në rajonin e komunës së Kisella Vodës.