Shkup, 26 qershor – Në rajonin e Shkupit në 24 orët e kaluara kanë ndodhur 13 aksidente. Në gjashtë aksidente janë lënduar gjashtë persona, prej të cilëve njëri më rëndë. Dëmi material është shkaktuar në shtatë aksidente.
Nga MPB informojnë se policia e rrugës ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh.
Gjithsej 107 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar me shenjë komunikacioni, shtatë shoferë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 12 e kanë drejtuar makinën me patentë të skaduar, ndërsa 12 me automjete të paregjistruara, katër janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, ndërsa një shofer nuk u ka lënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë.
Në mënyrë të padrejtë janë parkuar 242 automjete, ndërsa 51 janë larguar nga karrotreci.