Një motoçiklist është lënduar rëndë në një prej gjithsej 13 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tetë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së kaluar policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri më të madh shkeljesh te 33 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tre shoferë nuk u kanë lënë përparësi kalimi kalimtarëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, 12 shoferë gjatë drejtimit të automjetit motorik nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë përdorur celularin si dhe 24 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 59 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 60 automjete.