Tregu i zi i biletave edhe në Angli për sfidën në Prishtinë

Shitja e biletave të Kosovës në mënyrë ilegale ka depërtuar edhe në Angli, për ndeshjen ndaj tyre më 17 nëntor në ‘Fadil Vokrri’. Më herët u raportua se shitja e biletave në tregun e zi ka filluar, pasi në uebfaqe shqiptare po qarkullojnë fotot e tyre.

Por kjo kësaj radhe nuk u kufizua vetëm në shtetin dardan, pasi tani kanë filluar të shiten biletat ‘në të zezën’ edhe Angli, shkruan lajmi.net. Kështu në uebsajtin anglez për shitblerjen e gjërave të ndryshme, i quajtur ”livefootballtickets.com”, është bërë një postim i rrallë.

Aty shihet teksa shiten gjashtë bileta për ndeshjen Kosovë – Angli, ku më e lira kushton 500 funte.(koha.mk)