Shkup, 14 shkurt – Organizatorët e grupeve kriminele për tregti me njerëz tashmë përdorin moduse të reja për detyrimin e viktimave, shumë më të sofistikuara dhe më perfide, me të cilat bëjnë që vetë viktimat të mos i dallojnë, të mos ndjehen si të tillë dhe të mos duan të bashkëpunojnë për zbulimin dhe ngritjen e procedurave kundër eksploatorëve. Kufizim të lëvizjes, marrje të dokumenteve të udhëtimit, mospagesë të mjeteve që i fiton një person i caktuar – viktimë, tashmë janë karakteristikë e vjetruar e tregtisë me mish të bardhë.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend para së gjithash i transitit edhe në raport me tregtinë me njerëz, por edhe në raport me migrimin ilegal, nevojitet analizë e arsyeve socio-ekonomike se pse është e pranishme dhe përgjigje për shkaqet e paraqitjes së saj në drejtim të parandalimit të suksesshëm. Viteve të fundit rritet numri i viktimave vendore të tregtisë me njerëz, të cilat janë kryesisht të eksploatuara seksualisht dhe për punë.
Simptomatike janë të dhënat për viktimat e identifikuara dhe për ato potenciale të tregtisë me njerëz, meqë bëhet fjalë për të mitur – fëmijë. Republika e Maqedonisë në përqindje të vogël është vend i destinacionit të fundit, gjegjësisht viktimat punojnë në bare, restorante dhe klube të natës në pjesën perëndimore të shtetit ose janë punëtorë sezonal që punojnë në bujqësi. Bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët vijnë nga Shqipëria, por edhe nga Serbia dhe nga Bullgaria.
Nevojitet të veprohet dukshëm më shumë në parandalimin dhe eliminimin e supozimeve për krijimin e saj, ekziston nevoja për debat më të gjerë për tregtinë në kontekst të strategjive për uljen e varfërisë, të zhvillimit të qëndrueshëm, politikave të parandalimit të formave të ndryshme të diskriminimit dhe politikës migruese, janë vetëm një pjesë e nëntë propozim-rekomandimeve nga Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë në raport me format e reja të parandalimit dhe luftimit të tregtisë me njerëz.
Lupço Markudov, udhëheqës i njësisë për luftimin e tregtisë me njerëz – MPB, thekson se me shtrirjen e Njësisë nacionale është siguruar proaktiviteti, për dallim prej më parë kur, nuk ka ekzistuar jo vetëm në gjithë territorin e shtetit, por edhe në Qytetin e Shkupit.
– Kur bëhet fjalë për tregtinë me njerëz ne jemi vend i prejardhjes, kemi shtetase të Maqedonisë që eksploatohen jashtë vendit, para së gjithash, përmes martesave të dhunshme, ndërsa fëmijët dhunshëm futen në disa të a.q. martesa me persona shumë më të vjetër se ta, ndaj aty krijohet eksploatimi seksual dhe i punës dhe çdo formë tjetër e mundshme, shprehet Markudov..
Sipas tij, identifikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për luftimin e tregtisë me njerëz. Problemet me të cilat përballen, thekson, kur tentojnë të identifikojnë viktimën në mesin e migruesve ilegalë, janë të aspektit kulturologjik. Nevojiten ndërmjetësuese kulturologjik, që do t’i përgatitnin se si duhet të bëhet një intervistë me persona të caktuar që vijnë prej vendeve që janë me dallime kulturologjike në raport me ne. Problem është, siç bën të ditur, edhe gjuha (pashtun, urdu), gjuhë që nuk janë të njohura në këto anë dhe për të cilat nuk kemi përkthyes. Mosbesimi ndaj shërbimeve policore dhe dëshira që sa më shpejtë të mbërrijnë deri te vendi destinacioni përfundimtar, ende janë pjesë e problemeve me të cilat përballen.
Informon se Njësia nacionale për luftimin e migruesve të trafikuar dhe tregtisë me njerëz zhvillon edhe hetime financiare për grupet e organizuara kriminale që janë autorë të veprave të këtilla penale në drejtim të sekuestrimit të përfitimit të fituar në mënyrë ilegale. Njësia, nënvizon, është e vetmja në shtet me mandat të udhëheqjes së hetimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me trafikimin e migruesve dhe tregtinë me njerëz. Në këtë drejtim ka hetime paralele, por ende nuk ka hetime të përbashkëta me shërbime prej vendeve tjera. Në rrjedhë është hetimi, i cili shpresojmë se ndoshta do të jetë hetim me më shumë shtete tjera.
Ndryshe, prej prillit të vitit 2018, deri në janar të këtij viti janë identifikuar nëntë viktima të tregtisë me njerëz, prej të cilëve gjashtë janë fëmijë. Prej nëntë viktimave, tri janë të moshës madhore, por të gjitha janë të gjinisë femërore, ndërsa fëmijët janë të moshës prej 12 deri 17 vjeç.
– Më i shpeshtë është eksploatimi seksual, i kombinuar me eksploatim të punës dhe martesa të dhunshme, por kemi edhe detyrim për të lypur dhe për të kryer disa vepra të caktuara penale. Në vitin 2018 janë parashtruar gjashtë vepra penale kundër 17 autorëve të veprave penale tregti me fëmijë. Sivjet kemi një kallëzim penal kundër dy personave, fëmijë të identifikuar viktimë të tregtisë me njerëz. Kemi parashtruar tri kallëzime penale kundër 16 autorëve për vepër penale trafikim të migruesve si formë e organizuar, shprehet Markudov.
Në vitin 2019, tashmë ka tri hetime të reja për trafikim të migruesve. MPB-ja investon në edukimin e nëpunësve policor, por edhe të gjitha subjekteve që gjenden në zinxhirin e tregtisë me njerëz.
Ekipet mobile hallkë kryesore në luftimin e tregtisë me njerëz
Ekipet mobile të përbëra prej punëtorëve social, inspektorëve dhe psikologëve, të cilët ekzistojnë në pesë qytete, ku është konstatuar se është më e dallueshme kjo dukuri, janë hallka kryesore meqë të parët vendosin kontakt dhe marrin njohuri për viktimat potenciale të tregtisë me njerëz. Janë kompetentë për identifikimin e kategorive të rrezikuara, duke përfshirë edhe viktimat e tregtisë me njerëz, udhëzim fillestar dhe përcaktim të identitetit, vlerësim të hershëm të rreziqeve, identifikim të viktimës së supozuar si viktimë të tregtisë me njerëz, dhënie të informacioneve për mundësinë e përfshirjes në programin për ndihmë dhe mbështetje.
Gjatë periudhës prej formimit e deri sot, ekipet mobile fillimisht kanë kontaktuar, informuar dhe asistuar me 390 persona, prej të cilëve 362 janë shtetas të RM-së, ndërsa 28 shtetas të huaj. Nëntë prej tyre janë viktima të tregtisë me njerëz, 104 viktima potenciale dhe 277 kategori të personave të rrezikuar.
Ekipet e këtilla mobile janë vendosur në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Gjevgjeli. Numri i përgjithshëm i nxënësve në ekipet mobile është 33 edhe atë pesë koordinatorë dhe 28 anëtarë.
Puna është e rregulluar me Programin për punën e ekipeve mobile që ishte miratuar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ekipet mobile filluan të funksionojnë zyrtarisht në mars të vitit 2018.
Funksionimi i ekipeve mobile është i mbështetur në kuadër të projektit “Forcim të kapaciteteve nacionale në fushën e azilit, migrimeve dhe tregtisë me njerëz” të IOM-it, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se ekziston edhe një Qendër për persona viktima të tregtisë me njerëz dhe dhunës seksuale.
Edukimi më i madh i të rinjve, një lloj i parandalimit
Gordana Smaqoska, udhëheqëse e Njësisë nacionale për luftimin e trafikimit të migruesve dhe tregtisë me njerëz, prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike të RM-së për krim të organizuar dhe korrupsion, vlerëson se në luftën kundër tregtisë me njerëz duhet ndryshuar vetëdija përmes edukimit më të madh të të rinjve, veçanërisht të atyre nga kategoritë e rrezikuara, si dhe përfaqësim më të madh mediatik në luftimin e tregtisë, si një lloj i parandalimit.
Ajo përkujtoi se duke marrë parasysh faktin se jetojmë në shoqëri shumetnike, gjatë luftimit me tregtinë me njerëz përballen edhe me probleme në drejtim të së drejtës së zakonshme në mjediset rurale ose te disa bashkësi etnike. Theksoi se takohen me probleme kur viktima nuk ndjehet si viktimë dhe gjatë dëshmimit të tyre e pranojnë pozicionin në të cilën gjenden. Shpesh jemi në pamundësi, theksoi ajo, të marrim deklaratë se bëhet fjalë për tregti me njerëz.
Shteti të angazhohet seriozisht me Qendra ditore
Më brengosëse është, thekson drejtori i Ambasadës së Parë për Fëmijë në botë “Megjashi”, fakti që në Republikën e Maqedonisë, sipas statistikave qeveritare, rreth 300 fëmijë janë pa certifikatë nga libri i amzës i të lindurve.
– Por, e dini se shifra gri është në raportin një me 10, kjo do të thotë 3.000 persona potencial të cilët mund të jenë të kidnapuar, rrëmbyer dhe tregtuar dhe fare të mos dihet për ata, tha ai.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që këto kategori të ndjeshme të jenë nën mbikëqyrje rigoroze të shtetit lidhur me atë se sa prindër e realizojnë në mënyrë cilësore të drejtën e prindit, por nga ana tjetër duhet të forcohen këto familje.
– Të çrrënjoset mënyra e transgjeneratave e sigurimit të mjeteve përmes lypjes, me shitje të imtësive dhe me makrotë potencial të cilët fitojnë në kurriz të tyre dhe eventualisht fëmijët të cilët i rekrutojnë, i detyrojnë në prostitucion fëmijëror ose i tregtojnë, konsideron Zmijanaci.
Problem të ngjashëm ka pasur edhe gjatë krizës së migruesve kur, siç theksoi, 10 mijë fëmijë që kanë tranzituar përmes këtij korridori nuk janë gjetur se ku janë dhe për këtë nuk përgjigjet asnjë shtet, përkundër faktit që i kanë nënshkruar protokollet ndërkombëtare.
– Shteti e trajton në mënyrë joserioze këtë problem veçanërisht në pjesën e analfabetizmit, varfërisë, mospërfshirjes së fëmijëve në vitet e hershme në çerdhe, në shkollë fillore. Të gjithë fëmijët të cilët nuk janë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor, ndërsa janë në rrugë, nuk janë nën mbrojtjen e shtetit, si kujdestar përkundër faktit që kanë prindër biologjik, ata i detyron varfëria që të fitojnë në çfarëdo mënyre, deklaroi Zmijanaci.
Ai konsideron se ata janë kategori e rrezikuar e fëmijëve dhe janë më të ekspozuar ndaj tregtisë, kidnapimit, rrëmbimit, rekrutimit dhe zhdukjes.
Zmijanac porositë që shteti duhet doemos të angazhohet seriozisht me të a.q. qendra ditore, të cilat janë mundësi e mirë që të përfitohet me to jo vetëm në përkujdesjen, por edhe në edukimin e prindërve lidhur me atë se sa është e rëndësishme që fëmijët të largohen jo vetëm nga varfëria, por edhe nga tregtia potenciale. Shteti të angazhohet seriozisht edhe me evidentimin e këtyre fëmijëve në certifikatën e librit të amzës e të lindurve, të sigurohet jo vetëm mbrojtje shëndetësore, por edhe arsim.
Njësia nacionale për luftimin e migruesve të trafikuar dhe tregtia me njerëz
Njësia nacionale për luftimin e trafikimit të migruesve dhe tregtisë me njerëz është formuar në janar të vitit 2018 me vendosjen e memorandumit për bashkëpunim mes Prokurorisë Publike të RM-së dhe Ministrisë së Brendshme, me qëllim të forcimit të kapaciteteve nacionale dhe rritjes së efikasitetit të policisë dhe Prokurorisë në luftimin e formave të organizuara të trafikimit të migruesve dhe tregtisë me njerëz.
Në kompetencë të Njësisë nacionale janë veprat penale tregti me njerëz, organizim të grupit dhe nxitje të veprave tregti me njerëz, me person të mitur dhe trafikim të migruesve, si dhe tregti me person të mitur dhe vepra tjera penale që janë në kompetencë të PP për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.
– Pa politikë më të fuqishme të qëndrueshme për parandalim më të madh dhe përfshirje të institucioneve që kanë kompetencë në luftën kundër tregtisë me njerëz dhe mund t’i zgjidhin arsyet substanciale që rezultojnë me tregti me njerëz, nuk mund të ketë aksion të suksesshëm, është njëri prej nëntë propozim-rekomandimeve kryesore nga Njësia nacionale.
Në njërin prej rekomandimeve bëhet e ditur se ekziston mungesë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të ndryshme dhe planeve qeveritare të veprimit në dëm të parandalimit të punës së tregtisë me njerëz, ndërsa nuk ka edhe analizë për lidhjen mes tregtisë me njerëz, tregjeve të punës dhe punës së detyrueshme.
Ndryshe, Njësia nacionale ka 32 anëtarë të përhershëm, prej të cilave 16 janë në nivel qendror dhe 12 inspektorë, si dhe 16 në nivel lokal nga dy në çdo SPB dhe 21 persona kontakti, të cilët angazhohen kohë pas kohe, në raste kur duhet të zbatohen autorizimet policore për të cilat nuk duhet të dihet se rrjedhin nga Njësia nacionale si detyra. (Mia/Cvetanka Minovska)