Shkup, 27 dhjetor – Ndaj sistemit juridik në vend po kryhet sulm. Veprimet e tilla jo vetëm formalisht, por edhe thelbësisht e varrosin mundësinë që Maqedoia të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.
Ky është njëri prej komenteve, i cili u dha pasi që ditëve të fundit u miratuan (paralajmëruan) disa vendime. Fillimisht ishte Ligji për amnisti për huliganët që sulmuan Parlamentin më 27 prilli 2017, dhe tash procedurat për ndryshim të disa neneve të Kodit Penal, që aludojnë në shpëtimin e disa të akuzuarve në rastet e Prokurorisë Speciale Publike.
“Kam përshtypjë se bëhet fjalë për një lloj të tregëtisë e mbuluar nën perden e thënies se ‘qëllimi i arsyeton mjetin’. Mirëpo, qëllimi nuk i arsyeton, por i përcakton mjetet. Nëse qëllimi ynë është shteti demokratik ku do të sundojë ligji, veprimet e tilla nuk duhet të ndodhin”, thotë profesoresha Mirjana Najçevska nga Instituti për hulumtimeve socilogjile dhe politoko-jurdike.
Faktin se amnistia lidhet me qëllim përmbylljen e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, ditë më parë e pranoi edhe kryeministri Zoran Zaev. Ndryshe debati në opionin lidhur me tezën se vallë tetë votat e deputetëve të VMRO-së janë të kushtëzuara me ndonjë lloj amnistie për të afërmit e tyre u hap si temë që kur më 19 tetor u votuan ndryshimet e para të Kushtetutës në Parlament.
Skandal i përmasave të mëdha është që një ligj të ndryshohet sipas nevojës që një grupi njerëzve t’ju kryhet shërbim. Pjesa dërmuese e jursitëve në Maqedoni flasin se me këto veprime pushteti tregon se ai nuk ekziston asnjë element i shetit juridik. (koha.mk)