Shkup, 16 janar – Ditëve të fundit tregtarët e “Tregut të Gjelbër” protestojnë, sepse u jnaë shkurtuar të gjitha keqpërdorimet të cilat i kanë kryer çdo ditë në parkingun “Audomaqedonia”, thonë nga NP Parkingjet e Komunës Qendër, informon KOHA.
“Një pjesë e madhe e automjeteve transportuese në fotografi përdoren për shitje mobile, ndërsa pjesa tjetër i keqpërdorin kartelat e autorizuara për parking për të punësuarit në subjektin afarist që shërbejnë për parkimin e makinave, e jo për automjetet transportuese. Tregtarët në fund të orarit të punës para lëshimit të parkingut përdorin karroca të hekurta për të bërë pazar të cilat sensori i njeh si automjete dhe sistemi për ta automatikisht shtyp biletë. Në këtë mënyrë ata në vend që të paguajnë për tërë ditën parkim, ata paguajnë vetëm për një orë”, theksohet në kumtesë.
Nga NP PKQ dhe Komuna Qendër paralajmërojnë se do të vendosin rend në këtë parking dhe banorëve do t’u mundësojnë kushte për jetesë më humane. (koha.mk)