Haris Belkebla është larguar nga grumbullimi me përfaqësuesen e Algjerisë një javë para se të fillojë Kupa e Kombeve të Afrikës, kompeticioni më i rëndësishëm për këtë kontinent.
Mesfushori i Brest ka bërë një veprim të turpshëm, për këtë trajneri Djamel Belmadie ka përjashtuar menjëherë nga ky grumbullim.
Portieri Alexandre Oukidja ka qenë duke luajtur Fortnite në internet, teksa vendosi të hyjë në lidhje direkte ku e ndjekin mijëra persona të tjerë.
Në mënyrë të çuditshme pas tij del Blekebla, i cili ul pantallonat dhe iu tregon prapanicën të gjithë ndjekësve.
Mesa duket trajneri Belmadie nuk pranon të tilla sjellje në grumbullimin me kombëtaren dhe e dërgoi në shtëpi mesfushorin, të cilin do ta zëvendësojë me mesfushorin tjetër Benkhemassa.