Numri i personave të infektuar me një virus të ri në Kinë është trefishuaa gjatë fundjavës.
Shpërthimi i virusit është përhapur nga Wuhan në qytete të tjera të mëdha.
Tani ka më shumë se 200 raste, kryesisht në Wuhan, megjithëse sëmundja e frymëmarrjes është zbuluar edhe në Pekin, Shanghai dhe Shenzhen.
Tre persona kanë vdekur, ndërsa Japonia, Tajlanda dhe Koreja e Jugut kanë raportuar raste të prekura nga virusi.
Zyrtarët shëndetësorë kanë identifikuar infeksionin, i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan në dhjetor, si një lloj i koronavirusit.
Ata thonë se kjo ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, por shumë mbetet e panjohur.