Trefishohen kërkesat për automjete elektrike

15

Kërkesa për automjete elektrike është rritur dukshëm në Britani, derisa është shkurtuar koha e pritjes për t’i blerë këto makina. Këto gjetje, të publikuara nga revista What Car, vijnë pasi që Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve me Makina (SMMT) e Britanisë lajmëroi se regjistrimet e automjeteve të reja në ketë shtet kishin rënë për 44.4 për qind më mars për shkak të koronavirusit.

Por pavarësisht kësaj, regjistrimet e makinave elektrike ishin rritur për 197.4 për qind, duke treguar kështu një rritje të madhe të interesimit. Rritja e tregut për automjetet elektrike po ndodh për shkak se qeveria e Britanisë ka vendosur ta zbatojë planin e ndalimit të shtijës së makinave me naftë, dizel apo atyre hibrid nga viti 2040 si ishte planifikuar, në vitin 2035 “më së voni”.

Comments are closed.