U mbajt në ambientet e hotel “Tirana International” një takim mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare me temë: “Siguri-Reformim-Modernizim”. Në këtë tryezë ishin të pranishëm kryeministrit, Edi Rama, përfaqësues nga Ministria e Sportit dhe drejtues të FSHF-së, si dhe drejtuesit e klubeve elitare të futbollit shqiptar dhe jo vetëm.
Kërkesa kryesore ishte rikthimi i policisë në stadiume dhe ndryshimi i ligjit për sportin. Gjithashtu, një kërkesë parësore ishte që dhunuesit në sport të dënohen, duke u bërë pra një vepër penale.
FJALËT E KRYEMINISTRIT RAMA:
“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më. Policia e Shtetit dhe FSHF, mos ja lenë topin njëri-tjetërit por të bashkëpunojnë. Rikthimi i Policisë në staidume do të kërkonte amendimin e ligjit dhe një vendim të posocëm. Unë besoj se aq sa e rëndësishme është që të policia të përfshihet, aq e rëndësishme është që të mos mbetemi thjeshtë se policia.
Shqetësimi mbetet te impianetet sportive. Ka mjaft impaiante që nuk i kanë parametrat minimale të sigurisë. Duhet bashkërisht të garantojmë monitorimin me kamera të të gjitha imipaneteve. Teknologjia na i jep mundësi.
Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg. Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal.
Klubet i deklarojnë rrogat sikur të ishin fasone. Nuk do të ketë më kështu. Çdo klub duhet të deklarojë të ardhurat e futbollistëve. Asnjë klub nuk zbaton ligjin. Do të ketë lehtësira për sa i përket tatimit mbi fitimin. Do të vendosim një afat të caktuar kohor.
Flasim për stadiumet, por nuk kemi asnjë stadium të menaxhuar normalisht. FSHF është bërë si ambulancë që merr përsipër menaxhimin. Duhet që bashkitë së bashku me klubet të futen në një logjik të re. Duhet të diskutojmë seriozisht për një fond për infrastrukturën sportive. U takon pronarëve të klubit që të bëjnë administrimin e stadiumit. Propozoj të kthejmë futbollin në një industri të mirfilltë.
Do të krijojmë komisione dhe grupe të veçanta. Secili grup me aspektet e caktuara. E fundit që kam është nevoja për të parë mundësinë për zgjidhjen e arbitrazhit gjyqësor. Pse mos krijohet një strukturë këtu, por të shkohet deri në Lozanë. Për sa i përket dhunës, nuk do të tolerohet më askush.
Për pikat e tjera, t’i kemi mbyllur si materiale, brenda 100 ditësh. Jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht, federatën dhe futbollin. Së shpejti do të kemi stadiumin e Kukësit, si dhe kemi në radhë stadiumet e tjera, si Durrësi, Vlora, Fieri, etj. Futboll pa lek nuk bëhet. Me 100 tifozë depresiv, që vijnë të dielave, për të ushtruar talentin e tyre si mundës dhe boksierë, nuk i duhet dreqit jo më futbollit. “, u shpreh kryeministri Rama.