Tre vite nga vdekja e Fatos Baxhakut

SOt bëhen tre vite që kur u nda nga jeta publicisti dhe gazetari i njohur i reportazheve Fatos Baxhaku.

Ai u bë i njohur si një nga një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve ’90. Baxhaku ishte një penë brilante në reportazh bërjen e më pas në realizimin e shumë dokumentarëve. Ai la gjumë si një kritik i fortë i tranzicionit shqiptar.

Baxhaku ishte autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Advertisements

Fatos Baxhaku, apo Tosi, siç e thirrnin kolegët dhe shoqëria, ka lindur në Tiranë me 9 janar ne 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori.

Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”. Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmëve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshem “Shqip”.

Fatos Baxhaku, është autor dhe bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb) si dhe i shumë dokumentarëve televizive.

Ndryshe, ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës. Ka qene anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE, etj…