Mesfushori Oskar prej janarit të vitit 2017 është transferuar në kampionatin kinez ku aktivizohet me skuadrën e Shangai Shenhua. Kështu, pas një kohe relativisht të gjatë, braziliani duket se ka nisur tashmë ndihet edhe pak kinez. Kjo sepse së fundmi është shprehur se nëse rregullat do ta lejonin, do aktivizohej me kombëtaren e Kinës.
“Sigurisht, do ta mendoja të luaja për Kinën, sepse duke qenë këtu është e vështirë të shkoj në kombëtaren e Brazilit. Megjithatë, këtu në Kinë të gjithë e shohin se sa mirë po luaj. Dhe, Kinës i duhet një mesfushor i mirë e në këtë aspekt unë mund të ndihmoj”, u shpreh Oskar.
Kujtojmë se në rregullat e FIFA-s nuk lejohet që një futbollist të ndryshoj kombëtaren, nëse aktivizohet për një kombëtare qoftë edhe në vetëm një ndeshje zyrtare. Oskar ka luajtur për kombëtaren braziliani 47 herë duke shënuar edhe 12 gola.