Tre persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është lënduar në sulmin e armatosur që ndodhi mbrëmjen e të hënës në një shtëpi në qytetin holandez Dordrecht, ka njoftuar agjencia holandeze e lajmeve ANP. E përditshmja “de Telegraaf”, e cila citoi burime të afërta me hetimet, ka shkruar se një polic ka hapur zjarr dhe ka vrarë anëtarët e familjes para se t’ia merrte jetën vetes, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Policia nuk ka mundur të kontaktohet për komente lidhur me rastin ndërsa ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zona përreth shtëpisë ku ndodhi sulmi është rrethuar tërësisht. Prefekti i Dordrechtit, Wouter Kolff, ka shkruar në “Twitter” se bëhet fjalë për “një incident tejet serioz të të shtënave me armë” dhe se është nisur drejt vendit të ngjarjes.