Në rajonin separatist Nagorni Karabah sot përsëri shpërthyen përleshje ndërmjet forcave të Armenisë dhe të Azerbajxhanit, me çka përfaqësuesit ushtarakë të Nagorni Karabahut deklaruan se në sulmet e fluturakeve pa pilotë të Azerbajxhanit kanë humbur jetën dy, ndërsa janë plagosur 14 ushtarë të tyre.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se një prej ushtarëve të tyre ishte vrarë në akt terrorist të formacioneve ushtarake ilegale armene”, ndërsa armata e vendit është përgjigjur me “operacion hakmarrës, duke vrarë dhe plagosur numër të pacaktuar të “aktivistëve ilegalë armenë”.
Lideri i Nagorni Karabahut, Araxhik Harutiunxhan sot paralajmëroi mobilizim të pjesshëm ushtarak, që në mënyrë shtesë i nxiti tensionet në atë rajon.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë kontest shumëvjeçar rreth Nagorno Karabahut, i cili gjendet në Azerbajxhan dhe është nën kontroll të forcave etnike të mbështetura nga Armenia nga fundi i luftës në vitin 1994.