Burgas, 25 tetor – Tre persona kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq me shi të rrëmbyeshëm që përfshiu rajonin në qytetin bullgar Burgas të Detit të Zi. Siç lajmëroi BTA, ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy trupa të pajetë të dy grave dhe të një burri në rajonet e përmbytura të komunës së Kameno. Përmbytjet në rajon kanë shkatërruar disa ura dhe kanë shkaktuar ndërprerje në lidhjet e komunikacionit dhe lidhjeve elektrike, për shkak të së cilës banorët e dhjetëra vendbanimeve kanë mbetur të shkëputur nga bota.
Për shkak të përmbytjeve, është shpallur katastrofë natyrore në komunat Kameno, Karnobat dhe Sozopol. Rreth 600 familje në Serbinë perëndimore sot mbetën pa energji elektrike për shkak të problemeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të borës që mbrëmë e goditën rajonin. Sipas Tanjugut, situata më kritike është në territorin e komunës së Nova Varosh, ku pritet qindra familje të ndërlidhen në rrjetin elektrik madje në orët e vona të pasdites apo në orët e mbrëmjes. Kryetari i Nova Varoshit Radoslav Vasileviq deklaroi se rrjeti elektrik në disa vende ka lëshuar nën peshën e borës dhe në disa vende janë locuar dhe shtylla të rrëzuara elektrike. Bora shkaktoi formimin e një shtrese të trashë të borës, e cila në fshatin Vodena ka arritur lartësi prej më shumë se një metër.