Tre persona kanë vdekur dhe gjashtë janë lënduar në shpërthimin e sotëm të një rezervuari të karburantit në aeroportin afër qytetit rus Rjazan, deklaroi përfaqësues i shërbimit emergjent. Nga aksidenti është dëmtuar edhe avioni që ndodhej në pistë.
Autoritetet po përcaktojnë rrethanat e ngjarjes. Rjazan ndodhet rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës. Shpërthimi vjen vetëm disa orë pasi baza ajrore Engels-2, pranë qytetit Saratov, u godit nga një shpërthim, duke dëmtuar dy bombardues Tu-95 – të cilët përdoren për të kryer sulme ajrore në infrastrukturën e Ukrainës.
Baza ajrore ruse ku po përgatitej një sulm i madh kundër Ukrainës është goditur nga një sulm, ndoshta nga një dron, duke dëmtuar të dy bombarduesit me rreze të gjatë.
Siç thekson Dejli meil, Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por besohet se qëndron pas dhjetëra sulmeve të ngjashme në bazat dhe depot e furnizimit në kufirin perëndimor të Rusisë.