Një sulmues i armatosur hapi zjarr në një zyrë të Shërbimit federal rus për siguri (SHFS) në Lindjen e Afërt, me ç’rast jetën e humbën tre persona, duke e përfshirë edhe sulmuesin. SHFS njoftoi se mashkulli i ka kaluar detektorët për metal, ka hyrë në hollin e SHFS-së në Habarovsk dhe ka hapur zjarr ndaj të pranishmëve. Është vrarë një nëpunës i SHFS-së dhe një vizitor, me ç’rast sigurimi e ka plagosur sulmuesin. Në sulm është lënduar një vizitor. Sulmuesi është identifikuar si S.V.Konev, i lindur në vitin 1999 dhe banor i rajonit Kabarovsk, informon TASS. Sipas disa informatave, ai ka qenë pjesëtar i një grupi neo-nazist.