Shkup, 5 gusht – Tre persona, prej të cilëve dy policë, janë lënduar në mëngjes në aksidentin që ka ndodhur në orën 5:20 në rrethoren në afërsi të unazës Radishani.
Sipas informatave të para nga MPB, personi Z.P.(1989) nga Tetova, duke e ngasur automjetin Be-Em-Ve, ka goditur në automobilin “Shkoda Jeti” në të cilin ishin dy nëpunës policor.
Policët janë lënduar dhe janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa shoferi në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”.