Tre të infektuar me Kovid-19 në Kërçovë, një person ka vdekur

34

Kërçovë, 14 korrik – Tre persona janë infektuar sot me Kovid-19 në Kërçovë, ndërsa një person e humbi betejën me sëmundjen sipas të  dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në komunë është ngjitur në 83, prej të cilëve 70 janë aktivë. Njëmbëdhjetë janë shëruar, ndërsa dy kanë vdekur.

“Të infektuarit e rinj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tre trajtohen në kushte shtëpie, kuptohet në izolim dhe nën kontroll të mjekëve të tyre familjarë. Për fat të keq sot kemi edhe një person e humbi betejën me virusin në Kërçovë”, tha mjeku Stanko Tërpeski, anëtar i Shtabit Komunal të Krizës në Kërçovë.

Ai  dhe një herë u bën apel qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve të lëshuara nga institucionet shëndetësore kompetente.

Comments are closed.