Strugë, 30 korrik – Dy persona nga fshati Xhepin i Strugës dhe një strugan janë arrestuar dje për shkak të sulmit ndaj një personi zyrtar.
SPB Ohër sot kumtoi se rreth orës 17:00 në rrugën “Risto Kërle” në Strugë është prishur rendi dhe qetësia publike me sulm ndaj një personi zyrtar gjatë kryerjes së aktivitete zyrtare.
“Janë arrestuar A.K. (38) dhe D.K. (35), që të dy nga fshati i Strugës Xhepin dhe L.B. (29) nga Struga. pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuar”, informon SPB Ohër. (koha.mk)