Damask, 11 tetor 2017 (MIA) – Të paktën një person e humbi jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në tre sulme vetëvrasëse në afërsi të stacionit kryesor policor në Damask, kumtoi Ministria siriane e Punëve të Brendshme. Sulmuesit kanë tentuar të hyjnë në qendrën komanduese të policisë dhe janë përleshur me sigurimin, pas çka e kanë aktivuar mjetin shpërthyes para hyrjes në objekt. Policët e kanë bllokuar sulmuesin e tretë pas ndërtesës, ku ai është hedhur në erë në hyrje të një tregu në rrugën e njëjtë. Para dhjetë ditëve, në tre sulme vetëvrasëse, u sulmua stacioni policor në pjesën tjetër të qytetit, me ç’rast janë vrarë 16 njerëz, ndërsa përgjegjësinë e ndërmori Shteti Islamik.