Një video e shkurtër e xhiruar para hotelit ku qëndron Atletico Madrid po çmend rrjetet sociale. Imazhet tregojnë tre lojtarët e Torino-s, Iago Falque, Meite dhe Rincon, teksa po futen ne hotel. Ka kaq mjaftuar për të ndezur internetin dhe mediat spanjolle (“AS” veçanërisht): Simeone grumbullon spiunët. Ndoshta nuk është kështu, por gjithçka vlen në këto orë para ndeshjes së madhe.