Ylli i Arsenalit Jack Wilshere duket se i ka bërë valixhet gati. Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga “Emirates Stadium” në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Express”, përcjellë zeri.info. Ky shkruan se Wilsheret i skadon kontrata me klubin londinez gjatë verës dhe ai po mendon të transferohet në futbollin italian, ku e kërkojnë tri skuadra nga Serie A.
Në fakt, garën për përfaqësuesin anglez e udhëheq Milani, por “Rossoneri” ka konkurrencë të fortë, pasi futbollistin e duan edhe gjiganti italian Juventus, por edhe Sampdoria. Wilshere nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me “Topçinjtë” dhe klubi që e transferon atë do ta marrë “falas” gjatë verës. Gjithashtu, ka mundësi që futbollisti t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër anglez nga Premierliga.