Tri skuadra të njohura angleze raportohet se kanë bërë oferta për mesfushorin e Real Madridit, Marco Asensio. “Diario Gol” raporton se Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli duan që ta transferojnë gjatë verës spanjollin. 22-vjeçari thuhet se kërkon largimin për shkak se s’po gjen vend në ekipin e parë në Bernabeu.