Vjenë, 13 janar – Tre skiatorë gjermanë e humbën jetën nga orteku në Alpet austriane, ndërsa një person rezulton i zhdukur.
Trupat e skiatorëve të cilët kanë qenë të moshës prej 57,32 dhe 36 vjeç janë gjetur mbrëmë në afërsi të Leh, në krahinën më perëndimore austriake Foralberg, disa orë pasi bashkëshortja e njërit prej skiatorëve ka denoncuar se janë zhdukur.
Policia kumtoi se është dashur të ndalojë me kërkimin e gjermanit të katërt për shkak të borës intensive dhe rrezikut prej ortekëve. Me këtë, numri i të vdekurve në Evropë nga moti i ligë në 30 ditët e kaluara u ngjit në 24.