Uillnus, 12 gusht – Lituania, Letonia dhe Polonia kanë përgatitur plan për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, deklaroi sot presidenti lituanez Gitanas Nauseda.
“Presidentët e tre shteteve tona kanë përgatitur plan për zgjidhjen e gjendjes në Bjellorusi. Ai përmban tre pika”, theksoi Nauseda.
Si pikë e parë e theksoi të ndërpresë përdorimin në fuqi mbi njerëzit të cilët protestojnë për shkak të rezultateve nga zgjedhjet presidenciale. Pika e dytë është lirimi i protestuesve të arrestuar, ndërsa e treta është që autoritetet e Bjellorusisë të fillojnë negociata me përfaqësues të organizatave joqeveritare.
“Nëse plani pranohet, shtetet tona janë të gatshme të jenë ndërmjetësues në organizimin e procesit për dalje nga kriza. Nëse nuk pranohet nisma, Bjellorusisë mund t’i vendosen sanksione të reja.
“Derisa shefi i diplomacisë lituaneze Linas Linkevisijus në intervistën për radion ruse “Eho Moska” deklaroi se Minsku duhet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale, sepse ato ditës së diel “nuk kanë qenë demokratike dhe të lira”.