27 tetor – Më tre nëntor të këtij viti në Budapest të Hungarisë do të mbahet Kampionati Botëror në kik boksi. Në këtë eveniment ku pritet të marrin pjesë 1.300 kik-boksierë nga 54 shtete, do të merr pjesë edhe Maqedonia, e cila do të përfaqësohet me nëntë garues nga ku pritet të fitojnë katër deri pesë medalje.
Ndryshe, trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë Dejan Mitrovski ka ftuar siç thamë nëntë kik-boksierë, në mesin e tyre tre kik-boksier shqiptar, Hadis Ramadani , Enver Rexhepovski dhe Jetmir Emruli. Ramadani do të merr pjesë në lou-kik në kategorinë -67 kg, ndërsa Emruli në KE -75 kg, derisa Rexhepovski K1 -81 kg. Pikërisht medalje në këtë eveniment pritet të fitojnë kik-boksierët shqiptar si dhe Millan Kubin në kik-lajt -89 kg. (koha.mk)
Lista e kik-boksierëve dhe disiplinat:
Hadis Ramadani – lou kik – 67 kg.
Petre Vellkov – K1 – 67 kg.
Boban Ilievski – lou kik – 75 kg.
Jetmir Emruli – K1 – 75 kg.
Enver Rexhepovski K1 – 81 kg.
Miki Ivanovski – K1 – 86 kg.
Nenad Manojllovski – Kik lajt – 69 kg.
Dimitar Georgiev – Kik lajt – 74 kg.
Millan Kubin – Kik lajt – 89 kg.