Tre raste të dyshimta u testuan për koronavirusin, për dy personat – rezultatet negative

2

Shkup, 26 shkurt – Tre persona sot janë paraqitur në Spitalin infektiv me simptome të gripit, ndaj të cilëve janë kryer testim për koronavirusin. Tek dy persona rezultatet janë negative, ndërsa për personin e tretë rezultatet priten për gjysmë ore.

Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se bëhet fjalë për qytetarë tanë të cilët gjatë periudhës së kaluar udhëtuan në Itali, ndërkaq vetë janë paraqitur në Klinikën infektive. Shtoi se në orët e pasdites në Aeroportin e Shkupit pritet të arrijë edhe një aeroplan nga Italia. (koha.mk)

Comments are closed.